Twitter për Android po merr emojit e vet

E publikuar: 22/05/2018 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sa keq është situata me emoji të Android, pavarësisht përpjekjeve të Google për një rishikim? Në fakt, Twitter po përditëson aplikacionin Android me emoji të personalizuar, sepse shumica e telefonave Android nuk janë kurrë në të njëjtin nivel (ose më të fundit) të softuerit, kështu që përdoruesit shpesh nuk po shohin ikonat e njëjta.

Problemi bëhet edhe më keq kur përdoruesit e iOS-it publikojnë tweets me emoji që përdoruesit e Android nuk kanë (duke rezultuar në kuti që shihen tek fotoja më poshtë). Është në të vërtetë shumë e trishtë dhe madje edhe më e turpshme që Twitter-i duhej të hapte dhe të adresonte çështjen.

Pavarësisht se çfarë emoji vjen me telefonin tuaj, nga Android KitKat, Nougat, apo edhe Lollipop, Twitter do të mbizotërojë dhe do t’ju ofrojë grupin e vet të “Twemoji” që nga sot, sipas Emojipedia. Duke ecur përpara, pa marrë parasysh se cila është situata e softuerit në telefonin tuaj Android, do të shihni të njëjtën emoji brenda aplikacionit Twitter.

Në të vërtetë, mund të keni parë këto emoji para dhe do të jeni korrekt – Android-i i ri “Twemoji” është i njëjti me atë të përdorur në versionin desktop të Twitter. Të paktën kjo përvojë nuk do të jetë aq e fragmentuar. /PCWorld Albanian