Twitter mbyll një llogari false të Putin

E publikuar: 30/11/2018 04:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Twitter tha ditën e Mërkure se ka mbyllur një llogari e cila sillej si Presidenti Rus Vladimir Putin.


“Kemi mbyllur llogarinë @putinRF–eng pas disa raportimeve që morën nga zyrtarë Rusë,” tha kompania ditën e Mërkure.

Zëdhënësi i Twitter Ian Plunkett tha në një e-mail se llogaria e mbyllur nuk kishte fare të bënte me Putin.


Sipas imazheve të arkivuara, llogaria duhet të jetë krijuar në Nëntor të 2012-ës dhe kishte afro 1 milion ndjekës.

Ajo kishte publikuar vazhdimisht lidhje zyrtare të qeverisë Ruse dhe daljeve për shtyp të Putin.

Kremlini nuk ka komentuar ende ngjarjen. /PCWorld Albanian