Twitter, liderët botëror kanë një status të veçantë në rrjetin social

E publikuar: 14/01/2018 01:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Twitter ndryshoi qëndrim të Premten lidhur me llogaritë e liderëve botërorë që sipas kompanisë kanë një status të veçantë në rrjetin social.

Lajmi shoi shpresat se kompania mund të mbyllte llogarinë e Donald Trump pas ankesat dhe raportimeve të shumta të përdoruesve.

“Largimi i një lideri global nga Twitter apo fshirja e cicërimave të tij do të eliminonte informacione të rëndësishme mbi të cilat ngrihet debati mes njerëzve,” tha Twitter.

Në Shtator rrjeti social ishte shprehur se cicërimat të cilat ngjallin interes publik duhet të kenë vend në platformën e saj.

Debati për mbylljen e llogarisë së Trump nisi kur ai ju përgjigj kërcënimit të liderit Koreano-Verior Kim Jong Un përmes Twitter.

Trump shprehej se ai kishte një buton më të madh e më të fuqishëm nuklear sesa liderin Koreano-Verior.

Kritikët thonë se ajo cicërimë dhe prezenca e vazhdueshme e Trump në rrjetin social rrezikojnë botën dhe shkelin rregulloren e vetë Twitter. /PCWorld Albanian