Twitter lançon cicërimat me 280 karaktere për përdoruesit në mbarë botën

E publikuar: 08/11/2017 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjeti social i shquar i mikroblogimit Twitter, i njohur për cicërimat ikonike me 140 karaktere, tha ditën e Marte se tani e tutje cicërimat do të pranojnë deri në 280 karaktere për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.

Twitter tha se kishte kryer një testim me cicërimat me 280 karaktere në Shtator dhe vërejti se përdoruesit kanë shpenzuar më pak kohë duke edituar cicërimat e tyre dhe ishin më pak të prirur drejt braktisjes së tyre.

Postimet në gjuhët Japoneze, Koreane dhe Kineze do të vijojnë të përdorin limitin prej 140 karakteresh tha Twitter.

Kompania nuk bëri të ditur se kur do të lejojë përdoruesit të publikojnë cicërimat me 280 karaktere. Ndryshimi është pjesë e planeve të kompanisë për të tërhequr përdorues të rinj. /PCWorld Albanian