Twitter fiton para por jo përdorues

E publikuar: 07/02/2019 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Twitter tha ditën e Enjte se të ardhurat për tre mujorin e parë të 2019-ës do të jenë më të dobëta sesa priten, lajm i cili zhvlerësoi aksionet me 7%.

Shqetësimet e investitorëve lanë disi në hije rezultatet e shkëlqyera financiare të tre mujorit të fundit të 2018-ës ku Twitter shënoi 24% rritje të ardhurash.

Një faktor që kishte ndikuar në rritjen e fundvitit të kaluar ishte biznesi i reklamave me video.

Numri përdoruesve aktivë shkoi në 321 milion në tre mujorin e tretë, 9 milion më pak sesa fillim viti i kaluar.duke filluar nga tre mujori në të cilin gjendemi Twitter nuk do të zbuloi më numrin e përdoruesve.

Ajo që Twitter do të raportojë është numri i përdoruesve ditorë të cilët ekspozohen ndaj reklamave.

Twitter parashikon mes 715 deri në 775 milionë dollarë të ardhura për tre mujorin e parë të 2019. Analistët kishin parashikuar mesatarisht 765 milionë dollarë.

Shpenzimet u rritën me 20% për shkak të përpjekjeve të kompanisë për të pastruar platformën.

Rritja e shpenzimeve është shndërruar në një trend për kompanitë e medias social përfshirë Facebook dhe Google të cilët po pastrojnë platformat e tyre respektive.

Të ardhurat e përgjithshme në tre mujorin e katërt u rritën në 909 milionë dollarë nga 868 milionë dollarë që ishte parashikuar.

Biznesi i reklamimit gjeneroi 791 milionë dollarë të ardhura, një rritje me 23% krahasuar me një vit më parë.

Sakaq të ardhurat nga licencimi dhe bizneset e tjera që skanë të bëjnë me reklamimin u rritën me 35% në 117 milionë dollarë.

Numri i përdoruesve ditorë që shohin reklama në platformë shkoi në 126 milionë. /PCWorld Albanian