Twitter eksperimenton etiketa të reja për grupet e cicërimeve

E publikuar: 07/04/2019 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Twitter ka deklaruar në një postim në rrjetin social se po eksperimenton disa etiketa të reja për grupet e cicërimeve.

Etiketat, që mund të jenë autori, përmendja dhe ndekja, janë një tjetër përpjekje për të bërë platformën më të lehtë për të ndjekur bisedë.

Ky eksperiment mund të mos e kalojë kurrë fazën e provës. Megjithatë është një provë se Twitter është i prirur të ndihmojë përdoruesit të kenë më tepër akses në grupet e cicërimeve.

Disa muaj më parë, Twitter testoi një etiketë “original tweeter”. Qëllimi ishte të qartësohej se kush kishte filluar grupin e cicërimeve, dhe të shmangte spamet.

Muajin e kaluar, inxhinieri i softuerit të Twitter Jane Manchum Wong zbuloi një prototip të butonit “rregjistrohu në bisedë”, që lejonte ndjekësit të ndiqnin një grup cicërimesh pa qenë nevoja të pëlqejnë apo të përgjigjen.

Etiketat e reja që eksperimenton Twitter duket të jenë një evolucion i këtyre dy karakteristikave.

Ndërsa kjo mund të jetë një mënyrë e dobishme për të parandaluar spamet dhe për të qartësuar bisedat, përdoruesit shfaqën shqetësimin se këto etiketa mund të jenë të panevojshme dhe i shpërqendrojnë ata.

Pavarësisht nëse abonuesit janë dakord apo jo, Twitter është i vendosur. Në aplikacionin eksperimental Twttr, kompania gjithashtu po eksperimenton përgjigjet e mbivendosura dhe me ngjyra në biseda. Neve na mbetet të presim për të shikuar se cilat ndryshime do të vendosë kompania të bëjë. /PCWorld Albanian