Twitter: Do të japim më shumë të dhëna personale të përdoruesve tek bashkëpunëtorët e biznesit

E publikuar: 16/04/2020 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëpunëtorët e biznesit që i ka Twitter, janë më të rëndësishëm se sa përdoruesit, apo thënë më mirë se të dhënat personale të tyre.

Njoftimi që i ka pritur të gjithë përdoruesit, sapo u kyçën në llogarinë e tyre, tregonte se do të merren një pjesë e të dhënave të tyre, ndërsa nuk iu jepej mundësi ta ndalonin një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

“Ka ndryshuar kontrolli që Twitter ka pasur, mbi informatat që i ndante me bashkëpunëtorët e biznesit”, shkruante në njoftim.

“Në mënyrë të veçantë, është hequr mundësia juaj për të kontrolluar matjet e reklamimit të aplikacionit, por ju mund të kontrolloni nëse doni të ndani disa të dhëna jo publike për të përmirësuar aktivitetet e marketingut të Twitterit në ueb-faqe dhe aplikacione të tjera.”

Sipas këtij njoftimi, këto ndryshime, të cilat ndihmojnë Twitter të vazhdojë të funksionojë si një shërbim falas, reflektohen tani në parametrat tuaj.

Me këtë njoftim, ishte vetëm mundësia që të klikohej Ok dhe njoftimi të largohej, pasi përdoruesit nuk kanë ndonjë mundësi tjetër, që ta ndalojë këtë aktivitet të mbledhjes së të dhënave.

Vetëm se me këto të dhëna, nuk ofrohen edhe ato personale si e-maili, fjalëkalimi, numri i telefoni apo shifra tjera personale.

The Verge raporton se këto të dhëna, janë duke u bërë në favor të mbledhjes së të ardhurave nga Twitter, që të vazhdoj të jetë një platformë pa pagesë.