TV Italia1: Bosnja e furnizon ISIS-in me armë për sulme në Evropë (Video)

E publikuar: 06/10/2016 08:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luigi Palaca, gazetar i njohur i emisionit italian Le Iene (Hienat), ka realizuar një reportazh për shitjen ilegale të armëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, që është transmetuar në programin “Italia 1”.

Reportazhi i titulluar “Ku i blenë ISIS armët për sulmet në Evropë”, ka shkaktuar reagime dhe debate të ashpra në rrjetet sociale italiane, dhe tek një numër i konsiderueshëm i njerëzve që kanë shprehur dyshime në favor të kontekstit negativ që e shfaq Bosnjën, ku gazetari italian kishte udhëtuar pothuajse nëçdo qytet të këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Në fillim të reportazhit që zgjat vetëm 19 minuta, Palaca udhëton për në Sarajevë për të dokumentuar se sa lehtë terroristët e ISIS-it mund të blejnë armë dhe t’i transferojnë ato në Evropë.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e fshehta, shfaqet momenti kur takohet me “kontaktin” e tij në Bosnje dhe Hercegovinë,i cili i aranzhon një takim me shitësit e armëve në pjesë të ndryshme të vendit.

https://www.youtube.com/watch?v=8Bk3Kxsef6k