Turqia zbulon një fushë gazi në vlerë 80 miliardë dollarë

E publikuar: 26/08/2020 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turqia ka zbuluar një fushë gazi 320 miliardë kub në Detin e Zi me vlerë 80 miliardë dollarë, ka bërë të ditur sot kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol.

Fusha e gazit ndodhet në një thellësi prej 2100 metra nën detin, në fushën e gazit Sakarya, rreth 170 kilometra nga brigjet e Detit të Zi.

Birol tha se për të filluar prodhimin, i cili pritet të fillojë qysh në vitin 2023, nevojitet një investim prej rreth gjashtë miliardë dollarësh.

Gazi mund të transformojë varësinë e Turqisë nga Rusia, Irani dhe Azerbajxhani në kontekstin e importeve të energjisë, të cilat i kushtuan vendit 41 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Turqia importon çdo vit rreth 45 miliardë metra kub gaz natyror, dhe çmimi është afërsisht 12 miliardë do