Turqia: Ushtria kurde nuk duhet të marrë pjesë në operacionin e Raqqas

E publikuar: 26/10/2016 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Operacioni i planifikuar për ta rimarrë qytetin sirian të Raqqas nga Shteti Islamik duhet të kryhet nga forcat lokale, pa pjesëmarrje të ushtarëve kurdë ka thënë sot ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, transmeton Express.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lidhur marrëveshje me ushtrinë kurde për të luftuar kundër terroristëve të Shtetit Islamik, por, Turqia e njeh atë si organizatë terroriste për shkak të luftërave 30-vjecare në mes Turqisë dhe kurdëve.

Ministri turk ka folur në një konferencë për media në Ankara.