Turqia, Rusia dhe Irani diskutojnë për Sirinë

E publikuar: 19/11/2017 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i jashtëm turk, Melvin Cavusolgu po mban një takim me homolgët e tij nga Rusia dhe Irani në Antalia, për të përgatitur terrenin për takimin e nivelit të lartë të së mërkurës në Rusi ku do të diskutohet për Sirinë.

Megjithëse Ankaraja mbështet palë të kundërshtare të atyre që përkrahin Teherani dhe Moska në luftën civile të Sirisë, ata kanë bashkëpunuar gjithnjë e më shumë për të zgjidhur konfliktin.

Forcat e armatosura të treja vendeve janë dislokuar për krijimin e “zonës së de-shkallëzimit” në enklavën siriane të Idlibit, një nga bazat e fundit të kryengritësve që po luftojnë regjimin e Damaskut.

Pavarësisht nga bashkëpunimi në rritje, programet konkurruese të vendeve po dalin gjithnjë e më në pah, tani që mposhtja e Shtetit Islamik dhe forcave kryengritëse në luftën civile siriane është e afërt. Takimi i së dielës në Antalia, po përpiqet t’i zbusë këto mosmarrëveshje para takimit të së mërkurës.