Turqia reagon ashpër: Kosova ka obligim t’i mbrojë shtetasit turq, zyrtarët, kompanitë…

E publikuar: 01/04/2018 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministria e Jashtme e Turqisë ka komentuar protestat para ambasadës turke në Prishtinë, por edhe për shkrimet e mediave.
Zëdhënësi i kësaj ministrie, Hami Aksyou në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e MPJ-së turke ka thënë se fytyra e organizatës së Gylenit “është ekspozuar me veprimet kundër Turqisë”.

Në këtë komunikatë është thënë se Kosova e ka përgjegjësinë për sigurinë e shtetasve turqt, misioneve dhe zyrtarëve tjerë.

“Fytyra e vërtetë e organiztës Feto përsëri është duke u ekspozuar në gjithë botën me veprimet e tyre kundër Turqisë dhe misioneve të saj. Autoriteteve të  Kosovës u është  rikujtuar se siguria e shtetasve turq, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive në  vend është  kryekëput përgjegjësi e Kosovës si vend pritës dhe presim që  të  veprojnë  në  kuadër të  obligimeve të  tyre ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme turke, transmeton lajmi.net

Aksyou ka kërkuar nga Kosova që të kenë kujdes ndaj veprimeve që ndërmarrin për “gylenistët”.

Kanë kritikuar edhe mediat për lajmet provokuese që sipas MPJ-së turke, synojnë të sulmojnë ambasadoren e Turqisë.

“Ne gjithashtu presim që  miqtë  tanë  të  kenë  një  qasje të  kujdesshme dhe të  pakompromis ndaj veprimeve  të  këtyre anëtarëve të  organizatës terroriste dhe qarqeve që  i mbështesin ato.Nga ana tjetër, lajmet provokuese në  mediet që  kanë  për qëllim Ambasadën tonë, vecanërisht Ambasadoren tonë , duke pohuar se njerëzit që  u deportuan nga Kosova ishin në  Ambasadën tonë  në  Prishtinë  janë  të  pabazuara. Ne gjithashtu hedhim poshtë  dhe dënojmë  me forcë manipulimet e tilla të  dëmshme të  medieve”, përfundon komunikata.

Ky reagim ka ardhur pas raportimeve se ambasadorja e Turqisë ka qenë e përfshirë në ekstradimin e 6 shtetasve turq.

Për ekstradimin e “gylenistëve” është protestuar disa herë edhe para ambasadës turke në Kosovë, por edhe para qeverisë. /Lajmi.net/