Turqia organizon takim trepalësh për paqe në Afganistan

05.01.2019 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Turqia organizon takim trepalësh për paqe në Afganistan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij do të jetë nikoqir i udhëheqësve të Pakistanit dhe Afganistanit, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund kryengritjes 17-vjeçare të talibanëve afganë.

Erdogan, duke folur në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, në Ankara, tha se takimi trepalësh do të zhvillohet në Stamboll, pas zgjedhjeve lokale të marsit.

Khan u tha gazetarëve se shpreson se takimi do ta sjellë “paqen aq të nevojshme” në Afganistan.

“Pakistani tashmë po e ndihmon dialogun midis talibanëve dhe amerikanëve”, tha Khan, i cili zhvilloi vizitën e parë në Turqi prejse ka fituar pushtetin në muajin gusht.

“Shpresojmë se Afganistani, Pakistani dhe Turqia do të mund të ndihmojnë në këtë proces të paqes”, tha Khan.

Njoftimi për takimin trepalësh vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të nxisin negociata midis talibanëve dhe Qeverisë në Kabul.

I dërguari i posaçëm amerikan, Zalmay Khalilzad, ka mbajtur së paku tre raunde takimesh me zyrtarët talibanë në muajt e fundit në Lindjen e Mesme, edhe pse militantët kanë refuzuar të bisedojnë drejtpërdrejt me Qeverinë afgane./REL

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Turqia organizon takim trepalësh për paqe në Afganistan

Turqia organizon takim trepalësh për paqe në Afganistan

Opozita: As presidenti, as ekipi s’mund të vendosin për dialogun

Opozita: As presidenti, as ekipi s’mund të vendosin për dialogun

Limaj ka një porosi për të gjithë të ftuarit nga Gjykata Speciale

Limaj ka një porosi për të gjithë të ftuarit nga Gjykata Speciale

Vazhdon tortura për mërgimtarët, 6 orë pritje në Merdare

Vazhdon tortura për mërgimtarët, 6 orë pritje në Merdare

Shkëmbim letrash mes Marconit dhe Vuçiqit, temë kyçe – Kosova

Shkëmbim letrash mes Marconit dhe Vuçiqit, temë kyçe – Kosova

Nga e hëna vjen acari i vërtetë

Nga e hëna vjen acari i vërtetë

Ekipi shtetëror zotohet se do të punojë sipas Kushtetutës

Ekipi shtetëror zotohet se do të punojë sipas Kushtetutës

‘Duke parë pushtetin që po e plaçkit vendin qytetarët po merren me grabitje’

‘Duke parë pushtetin që po e plaçkit vendin qytetarët po merren me grabitje’

Problemet e dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës

Problemet e dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës

AAK nuk pajtohet me dorëheqjen e Blerim Kuçit

AAK nuk pajtohet me dorëheqjen e Blerim Kuçit

Maqedoni, policia konfiskon 300 kg marihuanë

Maqedoni, policia konfiskon 300 kg marihuanë

Minatorët grevistë kërkojnë që Bordi i ‘Trepçës’ të dalë para tyre

Minatorët grevistë kërkojnë që Bordi i ‘Trepçës’ të dalë para tyre

Universiteti i Prizrenit anulon vendimin për zgjedhjen e rektorit

Universiteti i Prizrenit anulon vendimin për zgjedhjen e rektorit

Thaçi, ‘lojtari’ kyç i dialogut

Thaçi, ‘lojtari’ kyç i dialogut

“Riorganizimi” largon nga pozitat dhjetë hetues të krimeve ekonomike

“Riorganizimi” largon nga pozitat dhjetë hetues të krimeve ekonomike

Limaj thotë se Thaçi ende nuk ua ka dorëzuar dokumentet e kërkuara rreth dialogut me Serbinë

Limaj thotë se Thaçi ende nuk ua ka dorëzuar dokumentet e kërkuara rreth dialogut me Serbinë