Turqia njjofton vendosmërinë për ofensivë ushtarake në Siri

E publikuar: 19/01/2018 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri turk i Mbrojtjes tha sot se vendi i tij është i vendosur të kryejë një ofensivë ushtarake kundër një enklave në Sirinë veriperëndimore, duke thënë se luftëtarët kurdë në Siri paraqesin një rrezik “real” në rritje për Turqinë.

Ministri turk Nurettin Çanikli nuk tha me saktësi se kur do të kryhej operacioni, por shtoi se autoritetet janë duke punuar për të gjetur momentin më të mirë për sulmin. Kohët e fundit Ankaraja ka grumbulluar trupa dhe tanke në kufirin me Sirinë.

Turqia i konsideron forcat milicore kurde të Sirisë si aleate të rebelëve kurdë, që luftojnë kundër Turqisë dhe është zotuar që ta sulmojë enklavën e tyre Afrin, në Sirinë veriperëndimore.