Turqia kërkon ndalimin e 70 ish-punëtorëve të Ministrisë së Financave

E publikuar: 17/08/2017 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet turke kanë nisur një urdhërarrest për 70 ish-punëtorë të Ministrisë së Financave, pas supozimeve për ndonjë lidhje të mundshme me tentimet e dështuara për grusht shteti, ka transmetuar CNN, në gjuhën turke.

Turqia e akuzon klerikun që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, për organizimin e puçit të dështuar në korrik të 2016-s.

Gulen hedh poshtë akuzat për përfshirje.

Që nga tentimet e dështuara të puçit, rreth 150,000 persona janë pezulluar apo suspenduar nga puna, në sektorin publik apo privat.

Më shumë se 50,000 të tjerë janë ndaluar pas dyshimeve se kanë pasur lidhje me këtë gjë.

Masa të tilla, kanë alarmuar grupet për të drejtat e njeriut, dhe disa aleatë Perëndimor të Turqisë, të cilët kanë shprehur shqetësimet se qeveria është duke përdorur çështjen e puçit, si pretekst për të shuar zërat e kundërshtarëve.

Qeveria në anën tjetër, thotë se, këta hapa janë të domosdoshëm për shkak të kërcënimeve me të cilat po përballet vendi. /rel/