Turqia është e pakënaqur me komentet e sauditëve për Khashoggin

15.11.2018 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Turqia është e pakënaqur me komentet e sauditëve për Khashoggin

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se Ankaraja nuk është e kënaqur me deklaratat e Prokurorit Publik të Arabisë Saudite lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, duke shtuar se gazetari është shënjestruar paraprakisht për ta vrarë.
Khashoggi, që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkruar kolumne për Washington Post është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, duke shkaktuar zemërim global kundër Mbretërisë Saudite dhe liderit de fakto të saj, Princit të kurorës, Mohammed bin Salman.

Riadi ka nisur një varg deklaratash kundërthënëse lidhur me vrasjen e tij, para se të deklaronte se Khashoggi është vrarë pasi kanë dështuar “negociatat” për ta bindur atë që të kthehet në Mbretëri.

Zyra e Prokurorit Publik ka thënë të enjten se ai është vrarë pasi i është dhënë një injeksion vdekjeprurës dhe trupi i tij më pas është shpërbërë edhe është larguar nga ndërtesa.

Ai po ashtu ka kërkuar dënim me vdekje për pesë nga 11 të dyshuarit e akuzuar për vrasjen e Khashoggit.

“Nuk jam i kënaqur me komentet. Ata kanë thënë se ky person është vrarë sepse ka rezistuar derisa kjo vrasje ka qenë e paramenduar”, ka thënë Cavusoglu para gazetarëve.

“Sërish, ata thonë se trupi i tij është copëtuar mirëpo kjo nuk ndodhë rastësisht. Pajisjet e nevojshme dhe njerëzit janë angazhuar paraprakisht për këtë gjë”.

Presidenti i Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vrasja e gazetarit është urdhëruar në “nivelet më të larta” të Qeverisë Saudite.

Përveç tjerash, Cavusoglu ka përsëritur thirrjet e Riadit për të treguar lokacionin e trupit të Khashoggit.

“Ku është trupi i Kashoggit të vrarë? Ku është dërguar, ku është djegur?, ka thënë Cavusoglu.

Megjithatë ai nuk ka treguar nëse Turqia ka të dhëna që trupi i Khashoggit është djegur.

Autoritetet turke kanë kërkuar hetime pas raportimeve se ka mundësi që trupi i gazetarit është tretur në acid.

Cavusoglu po ashtu ka përsëritur thirrjet që të dyshuarit rreth këtij rasti duhet të gjykohen në Turqi dhe jo Arabinë Saudite.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Turqia është e pakënaqur me komentet e sauditëve për Khashoggin

Turqia është e pakënaqur me komentet e sauditëve për Khashoggin

Sllovenia përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës

Sllovenia përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës

Policia arreston një person të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘marrje ryshfeti  dhe keqpërdorim i pozitës’

Policia arreston një person të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i pozitës’

Ministri Berisha dhe gjenerali Rama  në Kanada,  marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Ministri Berisha dhe gjenerali Rama në Kanada, marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Maqedonia përgatit kërkesën për ekstradimin e Gruevskit

Maqedonia përgatit kërkesën për ekstradimin e Gruevskit

Pacolli: Kosova thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur hungareze

Pacolli: Kosova thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur hungareze

Kosova e Hungaria nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e  ITS-it

Kosova e Hungaria nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e ITS-it

Paraburgim ndaj të dyshuarit për keqpërdorim seksual të personit nën moshën 16 vjet

Paraburgim ndaj të dyshuarit për keqpërdorim seksual të personit nën moshën 16 vjet

MPMS lanson në konsultime publike koncept dokumentin për Shërbimet Sociale dhe Familjare

MPMS lanson në konsultime publike koncept dokumentin për Shërbimet Sociale dhe Familjare

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Haradinaj: Zjarrfikësit do të kenë trajtimin e merituar

Haradinaj: Zjarrfikësit do të kenë trajtimin e merituar

Veseli mbajti një ligjëratë në Universitetin Aalto

Veseli mbajti një ligjëratë në Universitetin Aalto

Përfaqësuesit e Gjykatës Speciale do të ligjërojnë para studentëve kosovarë

Përfaqësuesit e Gjykatës Speciale do të ligjërojnë para studentëve kosovarë

Besim Beqaj: Bashkëpunimi i ndërmarrësve nga diaspora dhe nga Kosova mund të shndërrohet në fuqi ekonomike

Besim Beqaj: Bashkëpunimi i ndërmarrësve nga diaspora dhe nga Kosova mund të shndërrohet në fuqi ekonomike

Ministri Gashi priti ministrin e Malit të Zi, Mehmed Zenka

Ministri Gashi priti ministrin e Malit të Zi, Mehmed Zenka

Hoti: Dhurimi i pronave për komunat Serbe, shkelje e kushtetutës dhe shtetësisë së Kosovës

Hoti: Dhurimi i pronave për komunat Serbe, shkelje e kushtetutës dhe shtetësisë së Kosovës