Turqia arreston tre rusë pas atentatit të djeshëm terrorist në Stamboll

E publikuar: 13/01/2016 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia turke kandaluar tre shtetasrusë për atentatin e djeshëm në Stamboll, ku humbën jetën 10
persona, ndërsa 15 të tjerë mbetën të plagosur.

Ata janë ndaluar në antalia. Sipas agjencisë së lajmeve anadolu, tre shtetasit rus akuzohen se kanë pajisur me armë dhe ekslpoziv, personin që ka kryer sulmin ditën e djeshme.

Ajo që për momentin nuk dihet, është nëse shtetasit rusë kanë qenë organizatorët e sulmit, apo thjesht kanë pajisur me eksploziv kamikazin sirian.Konsullata ruse në Turqi ndërkohë ka konfirmuar ndalimin e
tre shtetasve të saj, por ka thënë se për momentin nuk ka shumë informacione për ndalimin e tyre.