Turpërohet kur e sheh se është i vetmi që shkoi i maskuar në aheng (Video)

E publikuar: 31/12/2018 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anthony Gradiner është ftuar nga kolegët, në atë që do duhej të ishte një aheng me kostume, por ai u turpërua keq, kur pa se është i vetmi që ishte maskuar sikur Hulku nga filmi.

Derisa hynte nëpër lokalin që ndodhet në Durham të Anglisë, të gjithë e shikonin me habi, ndërsa grupi që do duhej të visheshin si super heronj, nisën të qeshnin me të, transmeton Telegrafi.

“Ndjehesha si një idiot, por kalova mirë sepse u bëra ylli i mbrëmjes dhe të gjithë u kënaqën. Madje,  nuk e pagova asnjë birrë” ka thënë Gradiner.

Shpenzimet për të, i paguan kolegët që kishin vënë bast nëse do të vishej në radhë të parë, si dhe nëse do të zgjedhtë kostumin e Supermanit apo të Batmanit. /Telegrafi/