“Turp për Francën”, Vieira: Henry angazhohet te Belgjika dhe jo me kombëtaren që e fitoi botërorin

E publikuar: 10/07/2018 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i klubit francez të Nices, Patrick Vieira pranon se është e çuditshme të shohësh ish-shokun e kombëtares, Thierry Henry në stafin stërvitor të Belgjikës.

Vieira beson se Henry mund të ketë qenë pjesë e stafit të Didier Deschamps në Rusi.

“Është e çuditshme të shohësh Thierry Henryn si trajner të Belgjikës. Duhet të mendosh dhe bënë pyetjet e duhura”.

“Si mund të bëhet një lojtar emblematik i Francës me Belgjikën? Është një turp për futbollin francez. Duhet të bëjmë pyetje se si nuk ka vend në stafin e trajnerëve të kombëtares sonë një prej lojtarëve më të mëdhenj që kishim te Franca, nuk e di se çfarë ka ndodhur”.

“Nuk e di nëse kishte ofertë prej Federatës ose nëse është zgjedhja e Thierry Henrit në mënyrë të paracaktuar. Duhet të mendojmë me kujdes që të mos ndodhë më”, tha Vieira.

Kujtojmë se Vieria dhe Henry kishin fituar së bashku kampionatin botëror të vitit 1998 me kombëtaren e Francës.

Ndryshe, Franca dhe Belgjika do të takohen gjatë ditës së sotme në kuadër të gjysmëfinales së botërorit Rusia 2018. /Telegrafi/