Turneu i Acapulco nis me surpriza, eliminohet John Isner

E publikuar: 28/02/2017 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në pritje të debutimit të numrit 2 të Botës që është edhe favoriti kryesor për të fituar në Acapulco, turneu 500 pikësh që po zhvillohet aktualisht në Meksikë nisi me surpriza. U eliminua që në ditën e parë, amerikani John Isner, favoriti numër 8 për t’i shkuar deri në fund turneut. 31-vjecari nga Karolina e Veriut humbi derbin amerikan ndaj Steve Johnson. Ky i fundit i mori dy herë turin e shërbimit John Isner, dhe falë nga një game me break të fituar në cdo set arriti të triumfonte 2-0 me sete me shifrat 6-4, 6-4 në 1 orë e 6 minuta lojë.

Johnson në raundin tjetër do të ketë përballë një tjetër bashkëkombas, pikërisht Ernesto Escobedon, që mposhti 2-1 me sete Kozlov. Një tjetër surprizë në Acapulco ishte eliminimi që në raundin e parë i spanjollit Feliziano Lopez, i cili u dorëzua në set final përballë australianit Thompson. Shumë të thjeshtë e pati David Goffin. Numri 11 i Botës në renditjen e ATP dhe njëkohësisht favoriti numër 5 për të fituar në Acapulco kaloi pa asnjë vështirësi në 2 sete, francezin Stephane Robert. Belgu humbi në total vetëm 3 game duke mbyllur llogaritë me kundërshtarin e tij në vetëm 55 minuta lojë me shifrat 6-1 6-2./supersport.al/