Turku i Kanadasë pikturon Adem Jasharin (Video)

E publikuar: 17/03/2017 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Piktori kanadez me prejardhje turke, Atanur Dogan,  realizon punën e tij nën tingujt e muzikës shqipe.

Përveç muzikës shqipe, ai respekton shumë edhe një burrë nga Kosova, që e dha edhe jetën për lirinë e vendit të tij.

Bëhet fjale për komandantin legjendar, Adem Jashari, portretin e të cilit, Dogan ka vendosur ta pikturoi përmes teknikes akuarel, me të cilën edhe punon.

Sipas, turko-kanadezit, për Burrin nga Prekazi kanë dëgjuar në të katër anët e botës.

Këtë, por edhe shumë punime të tjera të realizuara në akuarel, nga artdashësit kosovar do të mund të shihen nga e premtja, meqë Prishtina është nikoqire e Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit, i cili do zgjas dy ditë.