Turistja e frikësuar prej balenës që iu hodh para barkës (Video)

E publikuar: 29/08/2018 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Elena Sera Jose ka reaguar e frikësuar, kur një balenë iu hodh para barkës derisa po lundronin në një bregdet të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara.

Madje, gjallesa gërreu trupin për barkën e tyre, duke lënë disa copëza të parazitëve, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, pamja është e qetë dhe e këndshme, me disa foka që notojnë krahas grupit të balenave. Derisa në minutën 1.40, njëra të del përjashta me rrëmbim.

“Ia pashë syrin, ishte aq afër dhe as që brengosej. Sikur ka ardhur për hakmarrje, të ikim prej këtu”, dëgjohet duke thënë në sfond Jose.

Megjithatë, balenat janë larguar prej aty, duke iu mundësuar turistëve të lundrojnë sërish të qetë. /Telegrafi/