Turistit kinez ia ndaluan shishen e qumështit në aeroplan, piu më se dy litra për të mos e hedhur (Video)

E publikuar: 05/04/2019 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet e sigurisë në një aeroport të Australisë, ia ndaluan një turisti kinez të fuste një shishe me qumësht në aeroplan, sepse nuk lejohet asnjë likuid mbi 200 mililitra.

Në mënyrë që të mos e hedhë, ai i piu afro dy litra, për të mos e hedhur, atë që duket se është pija tij e preferuar, transmeton Telegrafi.

“Kur qumështi është gjithçka” ka shkruar një prej komentuesve, për ngjarjen komike që është pëlqyer shumë.

Të pranishmit dhe miqtë e tij janë parë duke qeshur, ndërsa e inkurajonin që të vazhdonte edhe më tutje. /Telegrafi/