Turisti ‘paralajmëron verën’ duke kërcyer në ujë nga kulmi i hotelit, sipër shkëmbit (Video)

E publikuar: 11/03/2018 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale janë mrekulluar nga kërcimi që bëri një turist nga kulmi i hotelit, që ndodhet sipër një shkëmbi në bregdetin e Karaibeve.

Videoja e postuar më poshtë, është shpërndarë me shpejtësi, ndërsa shumica e konsideruan si parapërgatitje për pushimet verore, transmeton Telegrafi.

“Që tani kam nisur të mendoj për verën, më ka marrë malli për hedhjet në det”, si dhe “kërcim i bukur, por për ta shikuar dhe jo imituar”, ishin dy nga komentet lidhur me rastin.

Disa të tjerë kanë thënë se ky është një kërcimtar profesionist, pasi këto lëvizje vështirë se mund të realizoheshin prej njerëzve të rëndomtë. /Telegrafi/