Turisti i habitur me objektin misterioz në qiell, që ngjanë me një gjevrek (Foto)

E publikuar: 10/11/2017 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

John Chen po shëtiste pranë liqenit Dian, në Yunnan të Kinës kur bëri disa fotografi te peizazhit.

Me tu kthyer në shtëpi, 44-vjeçari pa se në imazhe ndodhet edhe një objekt misterioz, për të cilin shprehet i bindur se nuk është nga planeti ynë, transmeton Telegrafi.

Objekti i pazakontë në qiell

“Rrethi ka vrimën në mes dhe pjesët e ngritura, njëjtë sikur gjevreku. Sigurisht se është një UFO”, ka shkruar Chen lidhur me rastin.

Për të vërtetuar pretendimet, ai është në kërkim të ekspertëve të aktiviteteve qiellore, për të zbuluar se çfarë është në të vërtetë. /Telegrafi/