Turisti filmon shpërthimin e vullkanit në Indonezi, i shpëton “për një fije floku” gurëve gjigant që binin (Video)

E publikuar: 19/10/2018 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëtimi me anije i një grupi turistësh për pak sa nuk u kushtoi me jetë, kur derisa po kalonin pranë një vullkani, shpërtheu dhe llava e gurët filluan të bien me shpejtësi të madhe në drejtim të tyre.

Këtë moment rrëqethës ka arritur ta filmojë 34-vjeçari Matthew Davison, i cili filmoi shpërthimin e vullkanit Anakat Kratau në afërsi të Xhakartës në Indonezi, transmeton Telegrafi.

Davison nga Aucklan i Zelandës së Re, ka pranuar se në ato momente po binin copëza të gurëve që kishin madhësinë e një veture, që po ta godisnin anijen në të cilën gjendej ai dhe shumë turistë tjerë, sigurisht se pasojat do të ishin fatale.

Në videon e publikuar më poshtë shihet shpërthimi i vullkanit, si dhe gurët gjigant që fluturonin në drejtim të turistëve që luteshin t’i shpëtojnë më të keqes. /Telegrafi/