Turistët patën mundësinë e rrallë, të ledhatojnë dy balena shumë të shoqërueshme (Video)

E publikuar: 10/04/2019 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lundrimi nëpër një lagunë të Meksikës, për disa turistë u bë e paharrueshme, sepse patën mundësinë e rrallë, të ledhatojnë dy balena të hirta.

Gjallesat e gjatë deri në 12 metra si dhe i vogli saj, ishin shumë të shoqërueshëm dhe qëndruan shumë pranë barkave të tyre, transmeton Telegrafi.

Shoqëruesi i turistëve, ka bërë të ditur se balena e madhe mund të peshojë deri në 29 tonelata, teksa ka mund të rrotullonte barkat pa ndonjë mundim. Derisa i spërkaste të pranishmit, me ujin që e nxirrte nga pjesa e shpinës.

Balena është ndjerë e sigurt me praninë e turistëve, duke e lejuar të voglin që të lundronte edhe nën barkat e tyre, pa frike se mund t’ia sulmojnë. /Telegrafi/