Turistët “mbesin të heshtur” nga gatopardët, njëri hidhet në pjesën para veturës, tjetri hidhet brenda saj (Video)

E publikuar: 31/03/2018 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë në një safari në Tanzani mori më shumë se sa që kishte kërkuar kur një gatopard u hodh brenda xhipit të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Britton Hayes nga Seattle, Uashington, i cili ishte me një grup turistik Gol Kopjes të Serengeti National Park kur tre çita bënë “kurioz” nga prezenca e tyre.

Grupi u fokusua në një gatopard që u ngjit në pjesën e përparme të xhipit kur një i dytë vendosi të hidhej në pjesën e pasme të automjetit.

Dhe pamjet tregojnë momentin kur Hayes vazhdon të mbetet i heshtur, derisa kafsha “eksploron” pjesën e pasme të makinës së tij.

“Ne filluam të vërejmë se kafsha u bë kureshtar i automjetit”, tha Hayes. “Por ishte tepër vonë për tu larguar shpejt ose për ndonjë gjë të tillë, sepse nuk bën mirë nëse shqetëson kafshët, sepse atëherë gjërat zakonisht shkojnë keq”.

“Sinqerisht, ndoshta ishte një nga momentet më të frikshme të jetës sime, ndërkohë që po ndodhte”, ka thënë Hayes, duke treguar se pasi “ka bërë eksplorimin”, kafsha është larguar. /Telegrafi/