Tumblr hiqet nga App Store, lejoi publikimin e imazheve të abuzimit seksual me fëmijët

E publikuar: 21/11/2018 03:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tumblr është hequr nga App Store sepse kishte lejuar ca përdorues të postonin imazhe të abuzimit seksual me fëmijët.


Aplikacioni i rrjetit social i përjashtua nga dyqani i Apple më 16 Nëntor ndërsa arsyeja e vërtetë i heqjes u mësua vetëm ditën e sotme.

Apple tha se imazhet ilegale kishin kapërcyer filtrat e kompanisë e cila nuk i kishte identifikuar në kohë.


Kompania tha se rikthimi i aplikacionit ishte prioritet kryesor por nuk dha një datë ekzakte se kur do të ndodhë.

Tumblr tha se çdo imazhe i ngarkuar analizohet nga një databazë me foto të ndaluara.

Në këtë raste imazhet nuk ishin në dabatazën e kompanisë dhe filtrat nuk i kanë kapur. Megjithatë tha se përmbajtjet ishin zbuluar gjatë një auditi rutinë.

Nuk është hera e parë që Tumblr lejon këto lloj imazhesh të shfaqen në platformë. /PCWorld Albanian