Tullumbacet me helium e ngritën lart qenin (Video)

E publikuar: 10/03/2018 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Giovanna Gerrits nga Amsterdami i Holandës, ia ka lidhur qenit të saj pesë tullumbace të fryra me helium. Kjo ka mjaftuar që kafsha e madhe sa një çantë dore, të ngjitej lartë me lehtësi.

Momentin e këndshëm, 19-vjeçarja ka dashur ta ndante me miqtë virtual, por u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

“Qeni i lidhur për tullumbace, dhurata e vetme që do dëshiroja tani”, ka qenë komenti që po e shoqëron video që është bërë virale. /Telegrafi/