Tuchel: Neymari është një artist kreativ, do ta lejoj ta bëjë lojën e tij

E publikuar: 12/08/2018 01:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thomas Tuchel do ta lejojë Neymarin t’i shprehë cilësitë e tij te Paris Saint-Germaini dhe nuk dëshiron ta angazhojë brazilianin në fazën mbrojtëse.

26-vjeçari pati një Kampionat Botëror zhgënjyes me Brazilin, ndërsa u kthye në fundjavën e kaluar te PSG, ku u inkuadrua si zëvendësues (për të regjistruar paraqitjen e parë për klubin që nga muaji shkurt kur u lëndua) në triumfin ndaj Monacos, në ndeshjen për kupën ‘Trophee des Champions’.

Neymar në Kampionatin Botëror me Brazilin (Foto: Getty Images)

Tashmë kur e ka tejkaluar lëndimin nga sezoni debutues te kampioni francez, Tuchel dëshiron që futbollisti më i shtrenjtë në histori të shkëlqejë si qendra fokale e skuadrës së tij.

“Është e qartë se Neymari është lojtari im kyç. Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë, por njëherësh është një artist, një autor kreativ”.

“Për lojtarët kreativë, nganjëherë është më lehtë që të mos u bëhet shumë presion”.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel (Foto: Getty Images)

“Ekzistojnë shumë mënyrë për të qenë lider, ndërsa sa i përket Neymarit, sipas mendimit tim, ai është lideri jonë kur është i lumtur në aspektin e lojës”.

“Ai bëhet i rrezikshëm, krijon më shumë. Ka lojtarë që janë përgjegjës për mbrojtjen dhe për mua, mbrojtja nuk është obligim i tij”, ka thënë Tuchel në konferencën për shtyp para ndeshjes së të dielës.

Kampioni i Francës do ta fillojë sezonin 2018/2019 në Ligue 1 me takimin kundër Caen. /Telegrafi/