Tuchel e do Kanten te PSG-ja

E publikuar: 11/04/2018 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Chelseas, N’Golo Kante, është prioritet i Thomas Tuchel, në rast se ky i fundit bëhet trajner i Paris Saint-Germain, pohon Sport Buzzer.

Tuchel pritet që ta zëvendësojë Unai Emery-në në Parkun e Princave stinorin e ardhshëm, dhe e ka planifikuar nënshkrimin me ish-yllin e Leicesterit.

Megjithatë, Kante do t’i kushtonte PSG-së më së paku 80 milionë euro.

Në anën tjetër, te lideri i Ligue 1 priten edhe largime, pasi që Edinson Cavani besohet se mund të largohet për 60 milionë euro.