Trusti tregon statistikat mbi 10 përqindëshin e tërhequr nga qytetarët

E publikuar: 13/12/2020 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri tani për të tërhequr paratë nga Trusti deri tani kanë aplikuar mbi 270 mijë persona.

Kjo është bërë e ditur nga Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, i cili ka publikuar në Facebook statistikat rreth aplikimeve për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve në dy ditët e para të aplikimit, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Ndryshe, qytetarët kanë katër muaj afat për tërheqjen e dhjetë për qind të mjeteve të tyre nga Trusti duke aplikuar përmes formës online.