Trusti ka humbur 52 milionë euro shkaku i Covid-19, sipas Mehmetit

26.04.2020 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Trusti ka humbur 52 milionë euro shkaku i Covid-19, sipas Mehmetit

Edhe Fondi i Kursimeve Pensionale – Trust-i, është goditur nga pandemia Covid-19, duke humbur kështu mbi 50 milionë euro, krahasuar me 110 milionë euro sa ishin humbur në fillim të shfaqjes së pandemisë.

Këtë e ka konfirmuar guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, i cili po ashtu pret nga kjo krizë që të ketë rënie të investimeve të huaja direkte dhe të konsumit në vend.

Një pjesë e kontributeve pensionale të qytetarëve të Kosovës, janë të investuara në tregjet ndërkombëtare, dhe kështu ky fond mbetet mjaft i rrezikuar për shkak të virusit që ka prekur edhe ekonomitë e shteteve botërore. Mjetet e Trustit deri para pandemisë kishin arritur rreth 2 miliardë euro si fond në tërësi.

Mehmeti në një intervistë për KosovaPress, ka folur edhe për takimin me ministrin e Financave dhe Transfereve, për rimëkëmbjen ekonomike.

Ai po ashtu ka veçuar se vetëm të enjten, bankat komerciale në vend kanë lëshuar kredi 1 milion euro kredi, që sipas tij, kjo është mjaft pozitive.

“Pandemia ka goditur edhe tregjet ndërkombëtare. Me të dhënat e fundit që i kemi, humbja e mjeteve të Trustit ose Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës janë diku në shumën prej 52 milionë euro, krahasuar me mbi 110 milionë euro sa ishin humbur në fillim të shfaqjes së pandemisë. Pra, kemi një rikuperim të humbjeve të Trustit dhe siç mund të shihet kemi një përmirësim të performancës. Presim të kemi rënie edhe tek investimet e huaja direkte dhe të konsumit. Këto janë aktivitetet kryesore që e kanë karakterizuar rritjen ose financimin e rritjes ekonomike në Kosovë. Normal që presime dhe rënie të kërkesave dhe në rënien e kreditimit që njëkohësisht është një prej faktorëve kryesor që ka ndikuar që ka financuar rritjen ekonomike në vend. Duhet potencuar një fakt, se vetëm dje janë lëshuar 1 milionë euro kredi të reja. Kjo është mjaft pozitive dhe është lajm i mirë. Ka filluar që të kthehet normaliteti në banka dhe të lëshojnë kredi të reja gjë që është shumë pozitive”, thotë Mehmeti.

Guvernatori Mehmeti thekson se në këtë takim me ministrin në detyrë, Besnik Bislimi, kanë propozuar që të subvencionohen normat e interesit që kanë për qëllim mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.

“Përkushtimi ynë nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë, këtë e kemi shpreh edhe në takim me ministrin. Gatishmëri i ministrit ka qenë që BQK-ja ta ketë rolin kyç në pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Nëse paraqitet nevoja do të rishikojmë rregullativën tonë, do të ulim rezervat e likuiditetit dhe do t’i shtyjmë bankat që të japin kredi sa më shumë. Gjithashtu do të ketë rritje të Fondit të Garantimit të Kredive. Do të rritet qasja e këtij Fondi në raport me përkrahjen e bizneseve të cilat ne i konsiderojmë që janë promotor të zhvillimit ekonomik, për këtë arsye roli i Fondit do të rritet në përkrahje të bizneseve të cilat janë prekur nga pandemia. Gjithashtu përmes këtij Fondi, propozimet tona janë që të bëhet subvencionimi i normave të interesit dhe shumë aktivitete të tjera që janë në interes dhe në përkrahje të zhvillimit ekonomik dhe gjenerim të vendeve të reja të punës”, deklaron Mehmeti.

Mehmeti shton se BQK-ja do të ketë rol kyç në këtë plan të rimëkëmbjes ekonomike dhe njëkohësisht kanë shprehur gatishmërinë që të marrin të gjitha masat e nevojshme për këtë çështje.

“Ajo çka na kërkohet neve, konform mandatit tonë ligjor për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike në vend, në këtë rast ne si BQK jemi edhe agjent i Qeverisë së Kosovës dhe kemi obligim ligjor që kur do që kërkohen këshilla nga ana jonë ta ndihmojmë qeverinë në çfarë do rrethane sidomos tani”, thotë ai.

Ai po ashtu tha se duke i kuptuar vështirësitë me të cilat po ballafaqohet një pjesë e bizneseve dhe punonjësve, Banka Qendrore së bashku me institucionet kredidhënëse kishte vendosur për lirimin e një periudhe të pagimit për pagesat e kësteve të kredisë (tre muaj, duke filluar nga 16 mars 2020 deri më 30 prill 2020) dhe në varësi prej zhvillimit të situatës, kjo periudhë mund të zgjatet në maksimum deri në tre muaj. Kjo mbështetje, sipas guvernatorit ka për qëllim lehtësimin e barrës financiare për të gjithë huamarrësit që hasin në vështirësi të realizimit të të hyrave si pasojë e krizës pandemike.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Thaçi: Kurti po e rrezikon Shtetin, po i vazhdon mashtrimet patriotike

Thaçi: Kurti po e rrezikon Shtetin, po i vazhdon mashtrimet patriotike

Për masat shtesë të reciprocitetit, Kurti: Serbia ka ndërruar qasje…, i kundërvihemi me masë reciproke

Për masat shtesë të reciprocitetit, Kurti: Serbia ka ndërruar qasje…, i kundërvihemi me masë reciproke

Avdullah Hoti propozon ministrat e LDK’së, votohen pastaj në Kryesi

Avdullah Hoti propozon ministrat e LDK’së, votohen pastaj në Kryesi

Lajçak kërkon heqjen e menjëhershme të reciprocitetitP

Lajçak kërkon heqjen e menjëhershme të reciprocitetitP

Ky është vendimi i plotësuar rreth reciprocitetit me Serbinë

Ky është vendimi i plotësuar rreth reciprocitetit me Serbinë

Daçiq: S’ka dialog pa heqjen e reciprocitetit, duam kompromis por s’do pranojmë Kosovën

Daçiq: S’ka dialog pa heqjen e reciprocitetit, duam kompromis por s’do pranojmë Kosovën

Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë