Trusti bëhet gati për tërheqjet e 10%-shit, Tahiri: Brenda dy javësh votohet në Kuvend

E publikuar: 11/08/2020 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aplikimi për tërheqjen e mjeteve të 10 përqindshit nga Trusti do të bëhet vetëm online.

Kjo do të mundësohet pas votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike i cili në dy lexime mund të votohet në Kuvendin e Kosovës në dy javët e ardhshme.

Kaq optimist u shpreh zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri i cili vizitoi sot Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST).

Ai tha se rreth 200 milionë euro do të jenë stimulues për qytetarët, ani pse tha se rreth 50 përqind e tyre kanë shumë pak mjete në Trust.

Ndërsa, drejtori i Trust-it, Ardian Zalli tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe se aplikimi për tërheqjen e mjeteve financiare do te bëhet vetëm online.