Trupat irakiane rrethojnë Mosulin

E publikuar: 24/10/2016 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trupat irakiane dhe ato peshmerga kurde janë vendosur në tri anët e Mosulit, pas një fundjave kur morën nën kontroll fshatrat dhe qytetet në jug, lindje dhe në veri të qendrave të grupit militant Shteti Islamik në Irakun verior

Luftëtarët peshmerga dhe trupat ushtarake irakiane, të mbështetura nga koalicioni i fushatës ajrore të udhëhequr nga SHBA-ja, kanë bashkërenduar përpjekjet e tyre, ndërkohë që luftëtarët Peshmerga kanë marrë nën kontroll tetë fshatra të pjesës verilindore duke iu afruar Mosulit në 9 kilometra.

Presidenti i rajonit autonom kurd të Irakut, i tha sekretarit amerian të shtetit, Carter Ash, se Peshmergat Kurde kanë marrë nën kontroll edhe qytetin strategjik Bashiqa, rreth 24 kilometra në verilindje të Mosulit. Kryeministri turk Binali Yirdilim tha se tanket dhe artileria turke po mbështesin Peshmergat, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit irakian Haidar al Abadi në Bagdad që forcat turke në rajon të që të mos përfshihen në betejë.

Forcat ushtarake irakiane kanë në fundjavë kanë vënë nën kontroll qytetin strategjik Bartella në autostradën irakiane, 12 kilometra në lindje të Mosulit. Ato gjithashtu kanë marrë edhe qytetin historikisht të krishterë Hamdaniyah, që kontrollin udhëkryqet strategjike në juglindje.

Trupat irakine gjithashtu mbajnë të bllokuara pozitat në jug të Mosulit dhe, më heret gjatë fundjavës, kanë marrë edhe fshatin Tall Kayhf, 5 kilometra në very të qytetit. (REL)