Trupat e NATO-s në Evropën Lindore në shënjestër të sulmeve kibernetike nga Rusia

E publikuar: 04/10/2017 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtarët e NATO-s në Evropën Lindore janë vendosur në shënjestër të sulmeve kibernetike. Sipas Wall Street Journal ka filluar një fushatë egër kundër trupave Amerikane ku janë sulmuar llogaritë iCloud, Facebook madje edhe pajisjet individuale si telefonë apo tabletë.

Shumica e sulmeve nuk ishin të sofistikuara, por mjaftojnë për të shtënë në duar informacione rreth lëvizjes së trupave dhe informacione të tjera sensitive.

Deri tani sulmi ka pasur në shënjestër 4,000 trupa të NATOS në afërsi të kufirit me Rusinë duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një motiv gjeopolitik pas tyre.

Sipas WSJ, të paktën gjashtë ushtarë janë hakuar me sukses që nga vjedhja e llogarive të tyre të Facebook tek kërkesat “Find my iPhone”.

WSJ ja atribuon sulmin autoriteteve Ruse ndërsa pala Amerikane beson se në këtë sulm janë përfshirë dronë dhe pajisje të tjera të sofistikuara. Sulmet me anë të “Find my iPhone” janë të zakonshme dhe zakonisht përdoren për të fshirë çdo të dhënë apo lokalizuar një llogari.

Kjo ndodh kur llogaria iCloud e përdoruesit është hakuar. Kjo nuk është hera e parë që një sulm i tillë organizohet. Në fillim të këtij viti raportohet se Rusia ka dërguar maluerë në mesazhet e Twitter tek 10,000 punonjës të departamentit Amerikane.

Gjithashtu besohet se Rusia ka organizuar sulme kibernetike ndaj fushatës presidenciale Amerikane ku vetë Putin thuhet të jetë përfshirë. /PCWorld Albanian