Trumpi e emëron Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

E publikuar: 20/02/2020 01:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas lajmit të prestigjiozes Neë York Times, Presidenti i SHBA-ve e ka zyrtarizuar Richard Grenell si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare në Washington DC

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka emëruar Drejtor të Inteligjencës Kombëtare, Ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani dhe Emisarin për Kosovën, Richard Grenell.

Këtë ai e ka bërë me anë të një postimi në Twitter.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1230287397377626112

“Kam kënaqësinë të lajmërojë që Ambasadori shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell do të jetë Drejtor i Inteligjencës Kombëtare. Rick e ka prezantuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe po shikojë mundësinë që të punojë më të. Dua ta falëndëroj Joe Maguire për punën e mrekullueshme që ka bërë dhe ne do të punojmë edhe me atë, ndoshta në një pozitë tjetër brenda administratës!”.