Trump: Vladimir Putin është lider shumë më i mirë se Obama

E publikuar: 08/09/2016 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donald Trump është shprehur plot lëvdata për presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë një forumi ku ai dhe rivalja e tij Hillary Clinton po iu përgjigjëshin pyetjeve direkte të veteranëve ushtarakë.
Trump, i nominuari republikan për president të ShBA-së, ka thënë në këtë forum se presidenti rus “ka qenë shumë më shumë lider se presidenti jonë [Obama],” përcjell Express.

Komentet e Trump vijnë vetëm një ditë pasi shefi i Pentagonit e akuzoi Rusinë se po ndjell fara të jo stabilitetit global.