Trump thotë se palestinezët s’kanë respekt për Amerikën

E publikuar: 25/01/2018 23:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Donald Trump tha sot se palestinezët nuk kanë treguar respekt ndaj Shteteve të Bashkuara dhe se ai do të bllokojë qindra miliona dollarë ndihma derisa ata të bien dakord për bisedimet e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA.
“Ata nuk na respektuan një javë më parë, duke mos lejuar që nënpresidenti Mike Pence t’i takonte,” – tha zoti Trump gjatë një takimi të përzemërt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Davos të Zvicrës.

“Ne u japim atyre qindra miliona”, tha Presidenti Trump. “Këto para nuk do t’u jepen, nëse nuk ulen për të negociuar paqen”.

Presidenti arriti sot në Davos me helikopter nga Zyrihu për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Përveç zotit Netanyahu ai u takua edhe me Kryeministren britanike Theresa May dhe pritet të flasë në Forum të premten./GazetaExpress/