Trump shkarkon këshilltarin për Siguri, John Bolton

E publikuar: 10/09/2019 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka shkarkuar nga detyra këshilltarin për siguri, John Bolton.

Ky i fundit njihet si përkrahës i madh i Kosovës, dhe nxitës i arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë, shkruan lajmi.net.

Bolton njihet edhe për deklaratat e tij në drejtim të Kosovës, që kjo e fundit të pezullojë vendimin për taksën.

Ai planifikonte të realizonte një vizitë në Kosovë e Serbi, mirëpo e njëjta nuk u realizua për shkak të rrethanave politike.

Lajmi.net për lirimin nga detyra të Bolton e ka dhënë vetë presidenti amerikan, Donald Trump.