Trump rikthehet në skenë pa maskë: Jam mirë

E publikuar: 10/10/2020 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas disa ditësh izolimi, Donald Trump është kthyer në një event publik në Shtëpinë e Bardhë përpara mijëra personave (shumë prej tyre pa maska), të cilëve iu drejtua në distancë.

“Jam mirë”, tha Presidenti amerikan, i cili foli pa maskë përpara një turme njerëzish, shumica e të cilëve ishin me ngjyrë, raporton A2.

“Joe Biden ka tradhtuar votuesit afroamerikanë dhe hispanikë për më shumë se gjysmë shekulli. Nuk mund të lejojmë që vendi ynë të kthehet në një vend socialist”, tha Trump në fjalimin e tij.