Trump, Presidenti i parë që është paraqitur në video porno (Foto)

E publikuar: 22/01/2017 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë pajtohen që Donald Trump është një zgjedhje e pazakontë për President – sidomos ata që e kanë mbështetur Hillary Clinton.
Por askush nuk mund ta mohojë se është e çuditshme për një lider të një vendi të jetë shfaqur në një video porno (po, Trump është shfaqur, nëse nuk e keni ditur).

Presidenti aktual i SHBA-ve bëri një paraqitje në një film eksplicit të Playboy në vitin 2000, të zbuluar nga BuzzFeed News në shtator të vitit të kaluar, transmeton Gazeta Express.

‘Centerfold’ bën fjalë rreth Binjakeve Bernaola që udhëtojnë në vend në kërkim të një bukuroshi për të gjetur ‘Playmate-in’ (shok loje) e parë të mijëvjeçarit të ri.

Sipas BuzzFeed, në këtë film ka skena ku femrat shfaqen plotësisht nudo duke pozuar në pozicione seksuale, duke vallëzuar zhveshur, duke prekur veten zhveshur, duke prekur njëra-tjetrën zhveshur dhe duke fërkuar mjaltë në veten e tyre.

Dhe kur shfaqet Donald Trump? Ai shfaqet në skenën ku i mirëpret “shokët” në vizitën e tyre në Nju Jork, duke hapur një shampanjë në limuzinë dhe duke e derdhur atë në logon e Playboy.

Ai thotë: “Bukuria është bukuri, dhe të shohim çfarë ndodh në Nju Jork”.