Trump planifikon tarifa ndaj çelikut dhe aluminit të importuar – rrezikon luftë tregtare me Kinën

E publikuar: 01/03/2018 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu sot vullnetin e tij për të marrë masa më të mëdha penguese kundër importimeve të çelikut dhe aluminit, ku më shumë preket Kina dhe duke rrezikuar të provokojë një luftë tregtare.

Për momentin, data e shpalljes së këtyre vendimeve mbetet ende e panjohur.

“Industritë tona të çelikut dhe aluminit janë shkatërruar nga dekada tregti e pandershme dhe një politikë shumë e keqe me vende të ndryshme në botë”, shkruan në profilin e tij Twitter presidenti amerikan.

“Ne nuk duhet të lëmë vendin tonë, sipërmarrjet tona dhe punëtorët tanë të jenë viktima të tregtisë”, shtoi ai, duke theksuar se nevojitet një tregti e lirë dhe e ndershme.

Ai e publikoi këtë Twitter ndërkohë që Liu He, këshilltari ekonomik i presidentit kinez, është për vizitë në Uashington, përcjell Atsh.

Ai pritet të takohet me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, por jo me Trump-in, sipas disa përgjegjësve amerikanë./GazetaExpress/