Trump pezullon vendimin për importimin e pjesëve të elefantëvë

E publikuar: 18/11/2017 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump thotë se po pezullon përkohësisht vendimin për të lejuar importet e pjesëve të elefantëve, në mënyrë që ai të “rishqyrtojë të gjithë faktet rreth mbrojtjes së kafshëve”.

Presidenti Trump shkruajti në Twitter të premten se ai do ta shqyrtojë çështjen me Sekretarin e Brendshëm Ryan Zinke. Ai tha se rregulli ka qenë “nën studim për disa vite”.

Ndryshimi i menjëhershëm pasoi një njoftim të enjten nga Shërbimi për Peshqit dhe Kafshët e Egra, i cili tha se do të lejojë importimin e pjesëve të elefantëve të qëlluar për sport në Zimbabve dhe Zambia.

Agjencia arriti në përfundimin se inkurajimi i gjuetarëve për të vrarë speciet e kërcënuara do të ndihmonte në mbledhjen e fondeve për programet e mbrojtjes së kafshëve.

Grupet për të drejtat e kafshëve si dhe grupet mjedisore e kritikuan vendimin, duke thënë se kjo mund të zhdukte elefantët që janë në rrezik zhdukjeje.

Elefantët afrikanë janë nlistuar si të kërcënuar për zhdukje nën Aktin e Specieve të Rrezikuara të Shteteve të Bashkuara.