Trump përkrah kandidaturën e Westit

E publikuar: 02/09/2015 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Partisë Republikane për President të ShBA-së, Donald Trump, thotë se shpreson të garojë kundër Kanye Westit në garën për të parin e vendit më 2020.

Gjatë fundjavës, këngëtari i njohur Kanye West deklaroi se do të garojë për President të ShBA-së në zgjedhjet e ardhshme dhe kandidaturën e tij e ka përkrahur kandidati për zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Amerikë.

“Ai ka thënë gjëra shumë të mira për mua në të kaluarën…Shumë gjëra pozitive. Isha duke e shikuar, e pashë se njoftoi për kandidaturën dhe thash me vete ‘Kjo është interesante. Kush ia ka dhënë këtë ide’, ka thënë Trump për revistën “Rolling Stone”.

“Ai është person shumë më ndryshe se që njerëzit mendojnë. Ai është djalë i mirë…Shpresoj të garoj ndaj tij një ditë”, shtoi miliarderi amerikan.

Trump fillimisht duhet të mposhtë rivalët republikanë Jeb Bush, Chris Christie dhe Ted Cruz para se të garojë për zgjedhjet gjenerale të vitit të ardhshëm. Nëse ai arrin të bëhet kandidati kryesor i republikanëve, ai do të garojë me Hillary Clintonin ose Bernie Sandersin.