Trump përdor një pajisje të veçantë për të kapërcyer firewall-in e Kinës

E publikuar: 09/11/2017 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i Trump solli një “pajisje speciale” në Kinë me të cilën presidenti mund të anashkalojë firewall-in e vendit me popullsinë më të madhe në botë sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Nuk dihet se për çfarë pajisjeje bëhet fjalë por ekziston një varietet hardueri dhe softueri që mund të përdoren për të kapërcyer bllokimin e internetit siç është ai i Kinës.

Që kur ka mbërritur në Kinë Trump ka publikuar vetëm një cicërimë. Mesazhi i tij i fundit është:

Përdorimi i Twitter është i ndaluar në disa vende dhe përdoruesit e tyre nuk mund të qasen në shërbim pa përdorur metoda të cilat konsiderohen ilegale.