Trump pa paralajmërim në Irak, viziton ushtarët amerikanë

26.12.2018 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Trump pa paralajmërim në Irak, viziton ushtarët amerikanë

Presidenti Trump vizitoi të mërkurën forcat ushtarake amerikane në Irak, një udhëtim surprizë dhe vizita e parë që u bëhet trupave të stacionuara jashtë në një zonë luftimi nga një komandant i përgjithshëm i cili e ka bërë përparësi tërheqjen amerikane nga luftërat jashtë vendit.

Presidentit dhe Zonja e Parë, Melania, vizituan fillimisht bazën ajrore Al-Assad në Irak, ku u takuan me ushtarët.

Vizita, e mbajtur e fshehtë me mjaft kujdes, vjen ndërkohë që qeveria federale amerikane është në mbyllje të pjesshme. Ajo vjen gjithashtu më pak se një javë pasi zoti Trump njoftoi planet për tërheqjen e trupave nga Siria dhe rreth gjysmës së atyre në Afganistan, duke zemëruar madje disa nga aleatët e tij më të vendosur politikë.

Vendimi që ai mori për Sirinë, megjithë kundërshtimet e gjeneralëve dhe këshilltarëve civilë amerikanë, çoi në dorëheqjen e sekretarit të mbrojtjes Jim Mattis.

Vendi që zoti Trump zgjodhi për të vizituar është skenë ku ai nuk ka premtuar një tërheqje të shpejtë të forcave. Iraku është gjithashtu vendi ku ai thotë se ka arritur fitoren e tij më të madhe ushtarake, humbjen e Shtetit Islamik në Mosul, qytetin irakian ku udhëheqësi i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi deklaroi fillimin e të ashtuquajturit kalifat.

Sulmi ndaj Mosulit nga forcat irakiane, mbështetur nga amerikanët, filloi në kohën e Presidentit Barak Obama, por arriti kulmin në verën e vitit 2017 nën zotin Trump.

Presidenti Trump pritet të bëjë dy ndalesa në udhëtimin e tij pas Krishtlindjes, duke dhënë mesazhin festiv për më shumë se 5.000 forcat amerikane të stacionuara në Irak.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Trump pa paralajmërim në Irak, viziton ushtarët amerikanë

Trump pa paralajmërim në Irak, viziton ushtarët amerikanë

Tri qasjet e SHBA’së për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Tri qasjet e SHBA’së për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Paralajmërimet për grevë nga SBASHK’u, reagon ministri i Arsimit

Paralajmërimet për grevë nga SBASHK’u, reagon ministri i Arsimit

Hani i Elezit nuk shpenzon para për dekorim

Hani i Elezit nuk shpenzon para për dekorim

Gjilani do të përfundojë së shpejti edhe shtatë shtëpi për familjet në nevojë

Gjilani do të përfundojë së shpejti edhe shtatë shtëpi për familjet në nevojë

Ministri Gashi: Libri “The city is everywhere” pasqyron rezistencën e shqiptareve në vitet më të vështira të okupimit

Ministri Gashi: Libri “The city is everywhere” pasqyron rezistencën e shqiptareve në vitet më të vështira të okupimit

Gjermani, më pak vende pune në vitin 2019

Gjermani, më pak vende pune në vitin 2019

Arifi: Letra e Bërnabiqit, goditje përpjekjeve për normalizim

Arifi: Letra e Bërnabiqit, goditje përpjekjeve për normalizim

Analistët, kundër zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni

Analistët, kundër zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni

Qeveria për studentët; Rama tregon vendimet për tarifat, bursat, plagjiaturat e bordet

Qeveria për studentët; Rama tregon vendimet për tarifat, bursat, plagjiaturat e bordet

Koncept-dokumenti për lojërat e fatit me të cilin Qeveria e synon zhvillimin e Kosovës

Koncept-dokumenti për lojërat e fatit me të cilin Qeveria e synon zhvillimin e Kosovës

Deputetët të pa interesuar të dëgjojnë fjalimin e Thaçit në Kuvend

Deputetët të pa interesuar të dëgjojnë fjalimin e Thaçit në Kuvend

Thaçi: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet ta gëzojë përkrahjen e SHBA-ve

Thaçi: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet ta gëzojë përkrahjen e SHBA-ve

Rrahman Rama: Ushtria e Kosovës është produkt i NATO-s

Rrahman Rama: Ushtria e Kosovës është produkt i NATO-s

Kërkohet shkarkimi i Pacollit dhe ministrave serbë

Kërkohet shkarkimi i Pacollit dhe ministrave serbë

Policia u bën apel mërgimtarëve: Mos i ekspozoni gjërat me vlerë, mund të bini pre e vjedhjeve

Policia u bën apel mërgimtarëve: Mos i ekspozoni gjërat me vlerë, mund të bini pre e vjedhjeve