Trump ngjall reagimin e liderëve botërorë, kërkon kthimin e Rusisë në G7

E publikuar: 26/08/2019 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka ngjallur reagimin e liderëve botërorë të grupit G7 pasi kërkoi që Rusia të pranohet përsëri në këtë organizatë, duke i kundërshtuar kërkesat e të tjerëve që grupi të mbetet bashkësi e demokracive liberale.

Diplomatët që morën pjesë në një darkë zyrtare të liderëve në Francë thanë se kjo mosmarrëveshje shkaktoi grindje mes tyre. Sipas burimeve diplomatike, presidenti Trump kërkoi me ngulm që Rusia të ftohet përsëri në G7, pesë vjet pas përjashtimit për shkak të aneksimit të Krimesë.

Nga udhëheqësit e tjerë që ishin në tavolinë, vetëm kryeministri Italia, Giuseppe Conte, i ofroi përkrahje Trumpit, ndërsa kryeministri japonez, Shinzo Abe, mbajti qëndrim neutral. Në anën tjetër, kryeministri britanik, kancelarja gjermane, kryeministri kanadez, presidenti i Këshillit Evropian dhe presidenti francez e kundërshtuan ashpër kërkesën e liderit amerikan.

“Në këtë pikë situate u tensionua. Shumica e liderëve të tjerë këmbëngulën që ky grup të jetë familje e demokracive liberale dhe për këtë arsye thanë se nuk mund të lejohet kthimi i Putinit, i cili nuk përfaqëson vlera të tilla”, tha një burim diplomatik.

Raportohet se presidenti amerikan e arsyetoi kërkesën e tij duke thënë se prania e Rusisë në këtë grup do ta lehtësonte zgjidhjen e problemeve me Iranin, Sirinë dhe Korenë Veriore, shkruan “The Guardian”.