Trump mund të anulojë takimin me Putinin për shkak të Ukrainës

06.12.2018 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Trump mund të anulojë takimin me Putinin për shkak të Ukrainës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se po shqyrton anulimin e takimit të tij të planifikuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në samitin e G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, për shkak të arrestimit të dhjetëra marinarëve ukrainas nga Rusia.

Ai i bëri këto komente në një intervistë për gazetën Washington Post, derisa presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, paralajmëroi për kërcënimin e “luftës në shkallë të plotë” me Rusinë.

Udhëheqësit evropianë po ashtu thanë se po shqyrtojnë një rreth të ri sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të tri anijeve të Ukrainës dhe ekuipazhit të tyre pas një konfrontimi në det, në brigjet e Krimesë, më 25 nëntor.

Trump tha se pret “raportin e plotë” nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare në lidhje me incidentin, përpara se të vendosë për takimin me Putinin, i cili është pritur të adresojë një sërë çështjesh, nga kontrolli i armëve deri te konfliktet në Siri dhe Ukrainë.

“Kjo do të jetë përcaktuese. Ndoshta nuk do të zhvilloj takimin. Nuk më pëlqen ai agresion. Nuk e dua fare atë agresion”, tha Trump për gazetën Washington Post.

Ka qenë e planifikuar që Trump të takojë Putinin në margjina të samitit të G20-ës, i cili i zhvillon punimet në Buenos Aires të Argjentinës, të premten dhe të shtunën.

Komentet e tij vijnë pasi një gjykatë ruse urdhëroi që 12 nga 24 marinarët ukrainas, që u kapën nga forcat ruse, të mbahen në paraburgim për dy muaj.

Rusia ka thënë se Ukraina e ka provokuar përplasjen detare në “ujërat e saj territoriale” pranë Krimesë – gadishull që Moska e ka aneksuar ilegalisht nga Ukraina në mars të vitit 2014.

Presidenti i Ukrainës, Poroshenko, paralajmëroi se konflikti kërcënon të shndërrohet në “luftë të shkallës së plotë”.

“Nuk dua që dikush të mendojë se ky është një argëtim dhe lojë. Ukraina është nën kërcënimin e një lufte të plotë me Federatën Ruse”, tha Poroshenko në një intervistë për televizionin kombëtar të Ukrainës.

“Numri i njësive [ruse] që janë pozicionuar përgjatë gjithë kufirit tonë, është rritur në mënyrë dramatike”, tha Poroshenko.

Të hënën, Poroshenko mori miratimin e Parlamentit të Ukrainës për të shpallur gjendje lufte në disa pjesë të vendit, që konsiderohen të cenueshme nga Rusia, nisur nga sot.

Përleshja midis forcave ruse dhe ukrainase në ujërat pranë Krimesë ishte e para në atë zonë pas më shumë se katër vjetësh luftë midis Kievit dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore, ku kanë mbetur të vrarë më shumë se 10,300 njerëz.

Ajo ka pasuar disa muaj të tensioneve në rritje për ujërat në dhe përreth ngushticës Kërç, e cila tani mund të kalohet me një urë që lidh Rusinë me Krimenë. Ngushtica është rruga e vetme për anijet që udhëtojnë midis Detit të Zi dhe Detit Azov, ku Ukraina ka disa porte.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë se po shqyrtojnë sanksione të reja ndaj Rusisë për bllokimin e paligjshëm të qasjes në Detin Azov në fundjavë dhe për shkak të kundërshtimit të thirrjeve për lirimin e detarëve ukrainas.

Karin Kneissl, ministre e Jashtme e Austrisë, vendit që mban aktualisht presidencën e BE-së, tha se blloku do t’i shqyrtojë sanksionet muajin e ardhshëm.

Përgatiti: Valona Tela

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Haradinaj përshëndet vizitën e sekretarit Pompeo në Evropë

Haradinaj përshëndet vizitën e sekretarit Pompeo në Evropë

Limaj zbulon detaje nga përmbajtja e Platformës për Bisedime me Serbinë

Limaj zbulon detaje nga përmbajtja e Platformës për Bisedime me Serbinë

Çollaku: ​Nuk ka presion ndërkombëtar për ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi

Çollaku: ​Nuk ka presion ndërkombëtar për ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi

Thaçi për AP: S’ka ftohje të marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Kosovës

Thaçi për AP: S’ka ftohje të marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Kosovës

Merkel propozohet për shefe të Bashkimit Evropian

Merkel propozohet për shefe të Bashkimit Evropian

Putin: Tërheqja amerikane nga Siria, hap pozitiv

Putin: Tërheqja amerikane nga Siria, hap pozitiv

Zv.ministri i Mbrojtjes: S’do të ketë zvogëlim të bashkëpunimit Kosovë-NATO

Zv.ministri i Mbrojtjes: S’do të ketë zvogëlim të bashkëpunimit Kosovë-NATO

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Ismaili: Pas 120 ditësh të pezullimit të taksës fitojmë të drejtën për reciprocitet

Ismaili: Pas 120 ditësh të pezullimit të taksës fitojmë të drejtën për reciprocitet

OAK dhe Komuna e Hanit të Elezit në përkrahje të bizneseve

OAK dhe Komuna e Hanit të Elezit në përkrahje të bizneseve

Presidenti Thaçi dekoron deputetin Danush Ademi me Medalje Presidenciale

Presidenti Thaçi dekoron deputetin Danush Ademi me Medalje Presidenciale

Policia turke: Pjesët e trupit të Khashoggit mund të jenë djegur

Policia turke: Pjesët e trupit të Khashoggit mund të jenë djegur

Universiteti i Prishtinës nesër shënon 49 vjetorin e themelimit

Universiteti i Prishtinës nesër shënon 49 vjetorin e themelimit

Kjo është agjenda shtetërore për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Kjo është agjenda shtetërore për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Arrestohet një i dyshuar për grabitje të taksistit, në kërkim të dyshuarit e tjerë

Arrestohet një i dyshuar për grabitje të taksistit, në kërkim të dyshuarit e tjerë

Vlerësohet mbështetja e BE-së për ngritjen e kapaciteteve kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit

Vlerësohet mbështetja e BE-së për ngritjen e kapaciteteve kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit